TURQI – Dy aktorët e njohur Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit, janë transferuar më në fund nga İstinye, në vilën e tyre të re, në Beykoz. Shtëpia katërkatëshe me një kopsht të madh përpara e me pishinë, ka një qira prej 15 mijë paund, por çifti ka kërkuar ndihmë edhe për transferimin.

Siç mësohet nga mediat turke, Fahriye Evcen nuk i pëlqen 15 asistentët që i janë ofruar nga agjencitë përgjatë një muaji, ndaj ka vendosur të kërkojë ndihmën e miqve.
23c01a9f7ad48a47a610b49eb6f5da48
Çështja më e rëndësishme për çiftin është: asistentët duhet të jenë të besueshëm dhe të përkushtuar. Sipas burimeve të afërta dhe miqve të çiftit, Evcen dhe Özçivit kanë rënë në sy nga të gjithë: “Janë gjatë gjithë kohës bashkë, në shtëpi. Ajo nuk e lë asnjë sekondë vetëm”, – thonë ata.
c4f90ed410f76e6ba56e5411e13e04d9
Por arsyeja mund të jetë edhe problemi shëndetësor i Burak. Pak ditë më parë, në xhirimet e serialit të ri, “Can Feda” ku Burak Özçivit luan me Kerem Bürsin, aktori theu këmbën dhe mjekët e kanë ndaluar të rikthehet pa iu përmirësuar gjendja shëndetësore.

Për këtë arsye, edhe bashkëshortja Fahriye Evcen nuk e ka lënë për asnjë çast vetëm. Madje, Fahriye Evcen shkoi edhe në xhirime me Özçivit për të ndihmuar të dashurin e saj që i ka akoma të limituara lëvizjet për shkak të problemeve me këmbët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb