KROACI-Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tsino të Kroacisë, ku ka humbur jetën boksieri shqiptar nga Kroacia Valentin Kajtazi 27-vjec.

Ai ishte duke udhëtuar me motorin e tij kur është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat kroate. Klubi ku 27-vjeçari u trajnua për shumë vite, ekipi kroat i Sibenikut, është tronditur nga ky lajm i hidhur.

‘Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur’, tha Josko Sunara, trajner i Sibenikut, KBK Petar Kresimir.
y6jhn
img20160312wa0004
valentin-kajtazi
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: