SHKODER – Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë nga makina që përfundoi në lumin Drin mëngjesin e sotëm në Shkodër megjithatë nuk është identifikuar ende viktima.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Bahçallëkut. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drin.

Pas rënies së makinës në lumë, policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

BalkanWeb ka siguruar disa foto nga vendngjarja, edhe pse makina, e tipi Ford Focus ngjyrë blu nuk duket me sy të lirë.

Gazetar Senad Nikshiqi raportoi për BalkanWeb se mbërriti një vinç për t’u futur në bregun e lumit Drin për të nxjerrë Fordin që në fillim dyshohej se ishte me dy persona brenda.

Makina dyshohet se ka rënë 5 metra nën sipërfaqen e ujit. Është futur në një rrugë dytësore ku jetojnë banorë të komunitetit rom.

Nga rruga kryesore deri në rrugën në të cilën ka rënë makina është rreth 25 metra, prandaj dyshohet se kanë qenë me shpejtësi të madhe.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb