Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Aksion gjatë natës, testi i alkoolit “fundos” shoferin në Tiranë, polici: “Mos lëviz nga mjeti”

policia

TIRANE- Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes së shkuar aksionin për kontrollin e drejtuesve të mjeteve. Të instaluar pranë Muzeut Historik Kombëtar, një patrullë policësh i hoqën lejen e drejtimit të mjetit një shoferi.

Në videon e shpërndarë nga policia shihet momenti kur polici i afrohet shoferit dhe i kërkon të mos e zgjasin shumë procedurën.

Pasi i tregon mënyrën se si duhet të veprojë me aparatin e matjes së sasisë së alkoolit, shoferi nis të fryjë dhe rezultoi të kishte konsumuar alkool mbi normën e lejuar, 0.24 mg/l.

Polici e ka ftuar të mos lëvizë nga mjeti deri në përfundim të procedurave përkatëse, ndërsa e njohu edhe me masën e bllokimit të lejes së drejtimit.

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • Eri

    Keta plehra kane hequr 6 muaj patente per 0,20 alkol, vetem 1 vije mbi norme… nderkohe tu dalesh perpara i droguar me cfaredolloj gjeje, nuk te ndodh asgje

  • Per 0.24 sa i doli atij te parit, ne shume shtete ne europe as gjobe nuk merr, jo me te te terhiqet leja e drejtimit.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.