MEKSIKË- Një nga aktoret më të njohura latine Fernanda Castillo ka marrë lajmin e hidhur. Në mesin e viktimave që shkaktoi tërmeti në Meksikë gjendeshin dhe dy nga familjarët e aktores Fernanda Castillo.

Aktorja ka kërkuar ndihmë në rrjetet sociale pasi kushërira e saj dhe bashkëshorti rezultonin të humbur. Por pak minuta më vonë ato u rregjistruan në mesin e viktimave.

Çifti jetonte në një prej ndërtesave që u shemb nga tërmeti dhe mbetën të vdekur në rrënoja.

Fernanda njihet për rolin e saj protagonist në serialin kushtuar bosit të drogës që po kor sukses në mbarë Amerikën Latine ‘El senor de los sielos’ (Zoti i qiellit) si dhe në telenovelën ’Teresa’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb