Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj shpallet i pafajshëm. Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë, duke e nxjerrë të pafajshëm ish-ministrin që akuzohej për shpërdorim detyre.

Prokuroria kërkoi 1 vit burg për Tafajn me akuzën se ai ka akredituar në shkelje të ligjit, 8 degë të Universitetit ‘Vitrina’ duke shkaktuar dëm në vlerën 1 milionë euro.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, nga shpërdorimi i detyrës së ish-ministrit Tafaj, 1869 diploma të lëshuar nga universiteti privat janë të pavlefshme.

Sipas organit të akuzës përmes veprimeve të ish-ministrit, universitetit privat iu dha mundësia të ofronte programe studimi me pasoja të rënda financiare për individët dhe për shtetin.

Më herët gjatë seancave të kaluar gjyqësore, ish-ministri dhe deputeti i PD kishte kërkuar rrëzimin e akuzës me pretendimin se ishte ngritur mbi bazën e një ligji të shfuqizuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: