TIRANE-“Duke nderuar heronjtë, ne ecim rrugës së duhur”, tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti gjatë vizitës në Prekaz, ku bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”.

“28 Nëntori është Pavarësia e Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari. Pikërisht në 43 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,ka lindur komandanti Adem Jashari dhe pikërisht në vitin e 43 të lindjes së tij ai bie heroikisht. Ideja e Shqipërisë ka lindur heronjtë dhe duke nderuar heronjtë ne ecim rrugës së duhur”, tha Kurti.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe ditëlindjes së Adem Jasharit, Kurti bëri edhe një vizitë familjes së komandantit legjendar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb