TIRANE- Alfred Moisiu ish-Presidenti i Republikës, u bëri dje thirrje deputetëve të mazhorancës dhe opozitës që ta miratojnë reformën në drejtësi. Ai mbështet edhe zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nga populli pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund të shmanget një president që del nga pazaret politike.

“Mënyra sesi zgjidhet presidenti është kthyer në një pazar politik. Ne avash-avash po shkojmë tek ajo
që nuk zgjedhim një kryetar shteti, por po zgjedhim një nëpunës në Presidencë. Kryetari i shtetit është kryetari i shtetit dhe Kushtetuta e përcakton se çfarë detyrimesh ka dhe si duhet të jetë. Pikërisht
për të shmangur këtë pazarllëk, që për fat të keq ka ardhur duke u thelluar unë kam qenë dhe tani më vjen mirë që një grup deputetësh e kanë paraqitur si amendament për të bërë një ndryshim kushtetues dhe kjo do të ishte një arritje shumë e mirë. Reforma në drejtësi është një ndryshim i madh që po bëhet, por ama edhe zgjedhja e presidentit është një ndryshim i madh që duhet ta bëjmë”, deklaroi z.Moisiu.

Sipas tij: “Duhet ta bëjmë sepse po ta shprehim në gjuhë popullore, presidenti duhet të jetë në rolin e plakut të shtëpisë. Në shqiptarët e dimë se çfarë Alfred Moisiu, thirrje deputetëve: Votojeni reformën në drejtësi është plaku i shtëpisë dhe e kuptojmë rëndësinë dhe vlerat e tij. Prandaj vulën për të zgjidhur një figurë të tillë duhet ta japë populli sepse populli nuk të zgjedh nëse ke probleme që nuk i shkojnë përshtat një figure që duhet të jetë kryetari i shtetit. Kodi Zgjedhor të rishikohet dhe tu përshtatet kushteve të reja, zhvillimit të vendit tonë dhe politikës në tërësi”.

Z.Alfred Moisiu nuk shmang zhgënjimin që klasa politike nuk po arrin të gjejë dakordësinë për miratimin e reformë në drejtësi dhe shprehet se pas drejtësisë domosdoshmëri është edhe rishikimi i kodit zgjedhor.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb