SHBA-Fustani i famshëm ngjyrë kremi, i gjatë, që Marilyn Monroe e veshi për të kënduar ‘Happy Birthday, mr president’ për ditëlindjen e 45 të John F. Kennedy, është shitur me një çmim rekord, 4,5 milion euro, në një ankand në Los Angeles.

Fustani në formë sirene, ka 2500 kristale të vegjël të qepura me dorë dhe është fustani më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në një ankand.

Ai është blerë nga Ropley’s Believe it or Not, perandoria amerikane mediatike e specializuar për objekte të veçanta dhe me histori sinjifikative. Fustani do të ekspozohet në Hollywood dhe më pas do të bëjë një tour në të gjitha muzetë e Amerikës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb