Një aplikacion i ri për iPhone-in në Japoni iu jep mundësinë përdoruesve të dërgojnë aromë përmes mesazheve në tekst.

Produkti i quajtur Chat Perf është një pajisje që ngjitet me iPhone-in, krijuar me një mekanizëm automatik dhe një bombël të vogël arome, që futet në portën e iPhone-it.

Sipas RocketNews24, në fakt nuk zgjidhni ju aromën që doni të dërgoni. Nga raporti i bërë publik, duket se keni nevojë të shkarkuar një aplikacion dhe të shtypni “dërgo,” por pajisja vetëm do të lëshojë çfarëdo lloj arome që gjendet në Chat Perf-in e telefonit të mikut tuaj.

Për të dërguar aroma të ndryshme, duhet të bashkëngjitni aroma të ndryshme në Chat Perf dhe ato kushtojnë nga $62,25.

Produkti është ende në fazën e tij fillestare. Ai pritet të dalë në tregun e aplikacioneve këtë vjeshtë. A është kjo diçka që mund të përdorni? Apo është shumë e shtrenjtë si një ide? Na tregoni në komente.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb