‘Cikli aktual i çmimit përfundoi. Dhe parimet bazë të tregut për sa i takon ofertës dhe kërkesës po përmirësohen’, kështu është shprehur ministri i Energjisë së Arabisë Saudite, Khaled al-Faleh.

Deklarata e Faleh u bë gjatë një konference shtypi ku ishin dhe ministrat e Energjisë të Rusisë, Katarit si dhe presidenti i OPEK-ut.

Khaled al-Faleh u shpreh optimist për ndryshime në çmimin e naftës në muajt në vijim.

Çmimi i naftës ditët e fundit ka pësuar një rritje në bursat ndërkombëtare, rritje e cila është reflektuar edhe në Shqipëri.

Që prej fillimit të krizës ekonomike globale, çmimi i naftës ka qenë në çmime të larta, ulja çmimit mesa duket ka qenë e përkohshme dhe tani pritet rritja e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb