Në sfidën e fundjavës në “Ligue 1” në Francë mes Angers dhe Bastia mund të jetë rregjistruar kartoni i kuq më i çuditshëm i marë ndonjëherë, raporton “SPORTBible”.

Ishte minuta e 74-t, kur trajneri i Bastia vendosi të kryejë një zëvendësim duke parë që takimi nuk po shkonte ashtu siç duhej për ta. Kapiteni Yannick Cahuzac u detyrua të braktisë fushën e lojës, por gjatë ndërrimit të tij me shokun e skuadrës, një pakujdesi e arbitrit të katërt që po mbante në duar tabelën elekronike krijoi një situatë jo të këndshme mes tyre.

Cahuzac, u përplas me tabelën elektronike që po mbante në duar gjyqtari dhe ndoshta i ndikuar edhe nga rezultati i ndeshjes nuk reagoi mirë. E gjithë ngjarje u vu re nga arbitri kryesor i takimit i cili mori vendimin për t’a larguar kapitenin në dhomat e zhveshjes duke i nxjerrë kartonin e kuq.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb