El Clasico e së shtunës nuk ka kaluar pa tensione mes lojtarëve katalanas dhe atyre madrilenë. Episodi i fundit të pjesës së parë kur Serxhio Ramos goditi me bërryl në fytyrë Lionel Mesin është një nga temat kryesore të “El Clasico”. Sipas ish-gjyqtarëve ndërkombëtare spanjollë, Undiano Majenko ka gabuar  pasi lojtari i madirlenëve duhej të linte fushën e lojës me karton ët kuq.

“Ky është karton i kuq. Nëse nuk lejohet VAR meqë u mbyll ndeshja, duhej të kishin ndërhyrë. Edhe pse Ramos mund të kishte dalë nga fusha, duhej t’ia komunikonin në pushim të kuqin. Ajo që gjyqtari nuk duhej të lejonte gjithashtu në atë moment është që Alba, Suarez e Pike të shkonin dhe të flisnin në atë mënyrë para tij”, shpjegoi ish-gjyqtari Iturralde Gonzalez për “AS”.

I të njëjtit mendim është edhe Andujar Oliver i cili shpreh mendimin e tij për “Marca”. “Ai e meriton plotësisht kartonin e kuq. E gjuan me dorë fytyrën e argjentinasit. Gjyqtari gaboi që nuk e përjashtoi nga fusha e lojës”, shpjegoi ish-gjyqtari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb