MEMALIAJ/SHKODER-Asgjësohen rreth 18 200 bimë kanabis Sattiva në Memaliaj. Operacioni antikanabis u zhvillua në vendin e quajtur “Marglliç”, Kalivaç, Njësia Administrative Krahës, në 25 parcela të hapura rishtaz.

Mësohet se bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po sot në Shkodër, në kuadër të operacionit ‘Thunder’ u asgjësuan 15 752 bimë narkotike kanabis sativa që ishin kultivuar në 70 parcela. Materialet i kaluan Prokurorive për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb