SHKODER– Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Radio Shkodra” tek ish “5 Heronjtë”, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Adem Ademi 26 vjeç, banues në Shkodër.

26-vjeçari është plagosur në këmbë, ndërsa është transportuar në spitalin rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bën krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: