Një avion malajzian që mbante 139 njerëz në bord ndërpreu fluturimin pasi rrëshqiti në baltë dhe detyroi aeroportin Kathmandu të mbyllet për më shumë se 12 orë. Kjo ka shkaktuar kaos në fluturimet ajrore të vendit.

Askush nuk pësoi lëndime në këtë incident, por qindra pasagjerë që kishte planifikuar fluturime nga kryeqyteti i Nepalit i anuluan ato, pasi aeroplani Malindo Airlines Boeing 737 shkoi jashtë pistës vonë të enjten.

Duke folur për aeroplanin, zëdhënësi i aeroportit Prem Nath Thakur tha se avioni po shpejtonte pistën e Tribhuvan International Airport kur pilotët zbuluan një problem dhe anuluan fluturimin e nisjes.

Mjeti u rrëzua në bar dhe u ndal në baltë rreth 30 metra larg pistës në aeroport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: