Në videon e mëposhtme do shihni Presidentin e zgjedhur Ilir Meta në një formë tjetër, ndryshe nga jeni mësuar ta shihni herë të tjera.

Ish-kreu i LSI-së shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës “Gëzuar Baftjar”. Video është postuar nga vetë autori i kësaj kënge, aktori i njohur Bes Kallaku.

“Kur Ardi mori konfirmimin qe dasma do i behet, ja nisi me Baftjarin. Epo trashegime o Ardi,” shkruan Kallaku. Pak më herët, aktori postoi një tjetër video ku i bënte thirrje Ermal Mamaqit që t’i jepte falas fustanin e nuses së Ardi Daullxhiut, të varfrit të qytetit të Durrësit, që është bërë i famshëm në emisionin “Zonë e Lirë”.

Në kërcim, ku Ilir Meta i jep dhe një puthje Ardit, shfaqet edhe ministri i LSI-së, Lefter Koka.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb