KURBIN- Banorët në fshatin Adriatik në Kurbin kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore të fshatit.

Ata denoncojnë shkatërrimin e rrugës nga një firmë ndërtimi që po kryen punime për ujësjellësin e ri të Durrësit. Banorët thonë se kompania ka futur mjete të tonazhit të rëndë në mes të fshatit duke rrezikuar dhe jetën e banorëve, sidomos të fëmijëve.

Në protestë në mbështetje të banorëve ishte e pranishme dhe policia Bashkiake e Laçit si dhe administratori i Njësisë Fushë Kuqe.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb