Barcelona pasi kuptoi se nuk mund të transferonte Antoine Griezman është hedhur në sulm për brazilianin e Chelsea-s Willian.

Më herët ishte raportuar se katalanasit kishin ofruar 50 mln stërlina për 29-vjeçarin, por kjo ofertë ishte hedhur poshtë nga Chelsea. Gjithsesi spanjollët nuk janë dorëzuar pasi kanë mbetur të mahnitur nga aftësitë e lojtarit që në “Champions League” bëri një paraqitje të jashtëzakonshme kundër tyre.

Manchester United v Chelsea - Premier League - Old Trafford

Sot, “Daily Mail”, shkruan se klubit londinez i ka mbërritur oferta e dytë për futbollistin kreativ. Në total ajo arrin shifrën e 60 mln stërlinave, 55 do të kalojnë direkt në arkë ndërsa 5 të tjera do të jepen në formë bonusesh.

Mbetet për t’u parë përgjigjja e Chelsea-s, e cila mund të tundohet nga shuma duke parë që lojtarit nuk i kanë mbetur edhe shumë vite në nivele të larta.

(BalkanWeb)