Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Basha e thotë sërish: Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë

auto_basha__91488396228

TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ritheksuar qëndrimin e shprehur gjatë protestës, se “Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë”. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha thotë se opozita është e palëkundur në qendresën e saj.

Basha thotë se Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë të PS-së, sipas tij “të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste”, duhet ta kuptojnë se sovraniteti i qytetarëve është mbi pushtetin e tyre.

“Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë të PS-së, pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifikojnë karriken e tyre me demokracinë. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin, të kuptojnë sovranitetin e qytetarëve mbi pushtetin e tyre.

Trimat dhe trimëreshat socialiste, shërbëtorë të krimit por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Ne nuk kemi asnjë ngut dhe nuk kemi asnjë mëdyshje. Ne jemi të qetë, por të palëkundur në qendresën tonë. Zgjedhje të ndikuara apo kontrolluara nga krimi nuk do të ketë. Zgjedhje me shërbëtorë të krimit në qeverisje nuk do të ketë. Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Situata është e qartë dhe e thjeshtë: ne jemi me popullin, ata janë me krimin. Vetëm njerëzit me gjendje jo të kthjellët psiqike nuk e kuptojnë dot se cili do të jetë rezultati i kësaj përballjeje.
#NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe


Komente ( 7 )

  • Qenka idiot komplet,keqardhje per ata lesh ” intelektual” qe degjojne nje pacavure te tille,e ka ulur nivelin e debatit ne piken zero,turp.

  • ben

    Me saktesisht ti Basah i zgjedhur nuk do jeshe.

  • Ti o zoteri qe bertet e cjerresh do kish ber mire te beje naj pune kur ishe mbret. Po sta pam hajrin, vetem vodhe, shite, vrave e fjete gjume.

  • Ik oe Bashe ti kujton se njerzit jetojne akoma si ne 97!
    iku ajo kohe mendo dicka Racionale dhe jo dicka te vjeter apo aq ta pret?

    ik or bashe se je nje QESHARAK i DESHTUAR!

  • z.BASHA merr pjese ne zgjedje,shko ne zgjedhje,mos bojkoto zgjedhjet…..ke lene opozite pa nje plan fushate elektorale je bosh ne ojkot je akoma me bosh……prandaj do shkosh ne AMERIKE mos bojkoto zgjedhjet.DHE MOS KRIJO NEGATIVITET NE PLANIN SHQIPTAR….KOSOVE DHE MAQEDONI. MERR PJESE NE ZGJEDJE
    MOS BOJKOTO………KJO ESHTE MENYRA ME E MIRE TE NBROSH VOTEN E SHQIPTAREVE SIC THUA ZOTEROTE

  • FIKS SI BABA YT SHPIRTEROR,LE NAM O I GJORE, IK BEJ NJE XHIRO ANDEJ NGA AMERIKA,E KIJDES MOS HARRONI BENI NDONJE SELFI ME MEDIUN, SE PER ATE PUNE DUHENI ATJE, JE NJERI I FLIMENTUAR, TI E DI SHUME MIRE QE PER TY ESHTE FUNDI, TA KAN THENE QE E MBYLLE ME POLTIKEN, PAS ZGJEDHJEVE, OSE ME MIRE PAS KATASTROFES SATE SI LIDER, DOTE BEJME LLOGARITE C’KA NGELET AKOMA GJALLE NGA PD-JA, MOS U MERAKOS SHUME LULO , PO DEL NE PAH NJE OPOZITE TJETER, SHIF PAK RROTULL.

  • ad

    ne emer te kujt populli flet ky trimi sales..
    ke popull ke me vete mo halabak
    PD nuk ka shance fitoreje per sa kohe ka akoma salen ne drejtim….

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.