TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar sot për herë të parë zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Sipas tij, kryeprokurori i ri s’mund të emërohet me shumicë të thjeshtë.

Ai tha se është absurde që vetë Saimir Tahiri që është nën hetim ka të drejtë të votojë për zgjedhjen e kryeprokurorit. Sipas Bashës, PD-ja do përdorë çdo mjet dhe formë për ta ndalur një gjë të tillë.

“Qëndrimet tona kanë qenë dhe janë të qarta. Prokurorin e Përgjithshëm s’mund ta emërojë Edi Rama, ai që ndërmori këtë sulm ndaj Prokurorisë vetëm se kërkuan arrestimin e Tahirit, s’mund ta emërojnë as miqtë e Tahirit, Dakos Sejdinit. Një Prokuror i Përgjithshëm i emëruar nga këta do të thotë fund hetimi për Tahirin, Dakon dhe do të thotë fushë e lirë për krimin. S’do ta lejojmë ta emërojë kurrë Edi Rama. Kjo gjë bie në kundërshtim me frymën e Kushtetues. Imagjino që edhe vetë Saimiri ka të drejtë ta votojë kryeprokurorin…Do ta ndalojmë Me të gjitha mjetet dhe format”,- tha ai.

Pyetje: Por zoti Basha mazhoranca ka vendosur që të zgjedhë një prokuror tjetër pasi Adriatik Llallës i përfundon mandati në fillim të dhjetorit. Deri tani PD ka heshtur mbin këtë nismë të PS, sikundër po hesht dhe për kërkesën tjetër të PS për shkarkimin e kreut të KQZ.
Qëndrimet tona kanë qenë dhe janë të qarta: Prokurorin e Përgjithshëm nuk mund ta emërojë Edi Rama. Ky që ndërmori këtë sulm të ashpër ndaj prokurorëve vetëm sepse kërkuan hetimin dhe arrestimin e Saimir Tahirit nuk mund të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm, as deputetët e Partisë Socialiste që e mbrojtën duke i mbajtur imunitetin nuk mund të emërojnë Prokurorin e Përgjithshëm. Nuk mund të emërojnë Prokurorin e Përgjithshëm miqtë e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit. Një prokuror i përgjithshëm i emëruar nga këta njerëz do të thotë fund i hetimeve në rastin “Tahiri”, fund i hetimeve në rastin e “Dakos”, do të thotë fund i hetimeve në kupolën kriminale dhe do të thotë fushë e lirë për krimin. Ndaj nuk mund të emërohet nga Edi Rama Prokurori i Përgjithshëm dhe ne nuk do ta lejojmë dhe nuk do ta pranojmë kurrë këtë. Për më shumë kjo bie në konflikt total me frymën e Kushtetutës dhe të reformës në drejtësi dhe për të kuptuar absurditetin mjafton t’ju kujtoj se edhe vetë Saimir ka të drejtë të votojë. Pra, i bie që një prokuror i përgjithshëm të zgjidhet me votën e Saimir Tahirit dhe ky prokuror është ai që do të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin.

Pyetje: Si do ta pengoni?
Basha: Me të gjitha mjetet dhe format. Nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë emërimin nga EdI Rama të prokurorit të përgjithshëm.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: