TIRANE – Nga Konventa e PAA-së, kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj analistit Fatos Lubonja, që i cilësoi partitë politike si banda. Sipas Bashës, opozita nuk lufton për pushtet, por për t’ia hequr pushtetin bandave e për t’ia kthyer sovranit.

“Nuk besoj se partitë politike janë mirëfilltazi banda. Kam debatuar me analistin Lubonja. Kushdo në koalicionin opozitar nuk është dhe nuk mund të jetë bandë. Edhe socialistët e ndershëm nuk janë mbledhur si bandë. Bandë një parti politike ka në dorë ta kthejë udhëheqja e saj. Një parti në bandë është futja e banditëve në parti. Do ti themi shqiptarëve se ka shpresë se jemi zëri i shprese. Bashkë do të luftojmë jo për pushtet, por për t’ia hequr pushtetin bandave dhe për t’ia kthyer sovranit, qytetarit shqiptar. Fuqia e qëllimeve të njëjta është forca më e madhe që njeh historia, shoqëria shqiptare.”- deklaroi Basha.

Ndër të tjera kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Rama se ka shkelur kontratën me shqiptarët, duke mos mbajtur asnjë premtim. Ai tha se shpresa e ndryshimit është bashkimi i të majtës dhe të djathtës kundër bandave.

“Më lejoni të shpall këtu fuqinë e të djathtës dhe të majtës kundër drogës, kundër bandave, tu themi shqiptarëve se ne jemi e do bëhemi shpresa e ndryshimit”- deklaroi Basha.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: