TIRANE- Një ditë pas nënshkrimit të memorandumit me aleatët e koalicionit të djathtë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shuar të gjitha zërat, duke konfirmuar kështu zyrtarisht se Partia Demorkatike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Kryeopozitari i bëri thirrje qeverisë që të pranojë kërkesën për votim elektronik, duke shtuar se ka asnjë alternativë tjetër.

Gjatë një takimi me krerët e PD në rrethe, Basha pohoi se kjo do të jetë mënyra e vetme dhe e duhur për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët.

“Qeveria dhe mjetet e saj të propogandës janë lëshuar me klishe merr pjesë, ‘s’merr pjesë PD në zgjedhje’. Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje dhe zgjedhjet do jenë të lira dhe të ndershme. S’ka asnjë skenar tjetër. Mercenarët po përpiqen që të na japin si arsye kohës, se s’kanë kohë për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Koha për zgjedhjet të lira dhe të ndershme nuk mbaron kurrë t’i lyejnë me gjalpë dhe t’i hanë për vete, se shqiptarët nuk i hanë. Çdo kush duhet të matet mirë që shqiptarët të pranojnë një standard të papranueshëm. Kjo qeveri nuk mund të fshihet pas një gjethe fiku, por duhet t’i thotë shqiptarëve që pse nuk pranon votimin elektronik. Duhet të na thonë pse. Nuk na ra nga hëna kjo, pasi i kapën zgjedhjet. I vjedhin i dhunojnë, pastaj i tallin me propagandën e përditshme. I vjedhin zgjedhjet dhe nuk kanë respekt për vendin. Në një vend ku nuk ka respekt për zgjedhjet qeveria nuk mund të dhunojë qytetarët. Nuk ka skenar tjetër, do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ne do fitojmë. Ndaj nuk do harxhojmë më asnjë kohë. Brenda datës 15 shkurt, sipas përcaktimit të vendimit të marrë dje, të gjitha strukturat e PD do nisin një proces të hapur dialogu, me shoqërinë cilivile, rininë, botën akademike, me të përndjekurit, pronarët, intelektualët, për të evidentuar potencialet me të mira intelektuale.”, tha Basha.

Kreu i opozitës gjithashtu tha se për daljen nga “Kriza Rama” që ka përfshirë të gjithë shoqërinë shqiptare ai do të zgjedhë një listë cilësore deputetësh.

“Ne do t’i japim shqitparëve një listë deputetësh më përfaqësuesen e më cilësoren që ka pasur ky vend. Koha ka ardhur që kjo parti të marrë përsipër ndryshimin e madh që po vjen duke i dhënë formë përmes më të mirëve që Shqipëri ka. Nxjerrja  nga Kriza Rama ekonomike, sociale, politike, kërkon më të mirët. Kjo do të marrë formë nëpërmjet një konsultimi dhe dialogu me të gjithë qytetarët. Detyra që ju ngarkoj është që ky proces të shtrohet në çdo cep të Shqipërisë. Vendimi tjetër ka të bëjë me Vettingun të kandidatëve për deputetë të PD, çdo deputet i PD, do t’i nënshtrohet një kontrolli. Jemi e para parti që kemi ngritur një komision të pajisur me ekspertizën më të mirë. Nuk ka asnjë suprizë të pastërtisë të figurave që shqiptarët do përfaqësohen nga PD në parlament. Demokratët do të jenë të qetë, që çdo propozim i yni të përfaqësojë vlerat më të mira, standartin më të lartë që shoqëria ofron. Këto janë vendimet kyçe që diktojnë një punë intensive në terren. Programi i PD, është një nga pikat e rendit të ditës, kemi marrë mbështetje nga europianët, që do na shoqërojnë me mendimet e tyre përgjatë fushatës, sepse shpresa e shqiptarëve për një ndryshim të madh nëpërmjet PD, përkrahet edhe nga ndërkombëtarët për një Shqipëri të pastruar nga korrupsioni,” tha Basha.

(ed.me/ e.f. BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: