TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ardhur ‘live’ në emisionin “Studio e Hapur” në News24 ku i është përgjigjur gazetares Eni Vasili dhe të ftuarve të tjerë në emision.

Basha tha se kjo protestë e nisur më 18 shkurt është më e madhja ndonjëherë por duket se ka patur një tërheqje nga deklaratat e tij për ‘luftë’. Ai tha se nuk ka bërë thirrje për luftë por thirrje për mospranim të së keqes.

Ai foli edhe për provokime nga ana e maxhorancës dhe madje njerëz të futur në çadër për të provokuar.

Eni Vasili: A e dëgjuat komentin e z. Çani që nuk po e shoh ende popullin në rrugë?
Lulzim Basha: Çani këtu ka qenë më 18 shkurt. Popullin e ke ‘non stop’ në shesh. Nga e gjithë Tirana e Shqipëria. Jo me greva urie të stisura. Do të mirëpresin kurdo që të vish.

Arjan Çani: Thashë që mbështes çdo lloj proteste të opozitës, thjesht që më vjen keq…

Lulzim Basha: Padyshim, sepse ka ende frikë. Por që nga 18 shkurti, frika ka kaluar në anën tjetër të ekuacionit, në anën e qeverisë. Është një qëllim më i madh se PD, se çdo politikan, zgjedhje të lira dhe të ndershme si themeli i demokracisë dhe shtetit ligjor të vërtetë.

Eni Vasili: Po flisnim për radikalizmin e gjuhës në çadrën tuaj të protestës. Pse e keni radikalizuar kaq shumë?
Lulzim Basha: Gjuha nuk është radikalizuar. Protestës sonë i janë bërë provokime. Këtu i janë bashkëngjitur çadrës njerëz me provokime. Dy vajza janë rrahur në Fier. Janë hequr njerëz nga puna sepse kanë kënduar këtu. Thirrja ime ka qenë një thirrje për mospranim të së keqes, për reagim ndaj së keqes dhe nuk ka qenë thirrje për luftë. Thirrjet për luftë kanë format tjetër.

Eni Vasili:A keni ju diçka për të thënë për 21 janarin, si përfaqësues i qeverisë së atëhershme, a u bë një gabim? Një koment, reflektim tuajin për 21 janarin?
Lulzim Basha: Nuk ka lidhje kjo protestë. 21 janari ishte një thirrje për dhunë dhe për pushtetin e tij. Ai tashmë i ka ngritur në detyrë ata që dikur protestonin.
Eni Vasili: Ju keni një reflektim për 21 janarin?
Lulzim Basha: Ka qenë dita më e tmerrshme e jetës. Ajo protestë pati një iniciues dhe një frymëzues. Ai është kryeministri i sotëm dhe nuk ka asgjë të përbashkët me ketë protestë. Kjo është protestë pa dhunë dhe pa huliganë.

Lorenc Vangjeli: Dialogu do qetësi….
Lulzim Basha:Ti punon për qeverinë, nuk duhet të injorosh këtë që po ndodh këtu. Kjo është një protestë paqësore.
Lorenc Vangjeli: Ju jeni në të drejtën tuaj. Unë ndoqa këshillën tuaj për të mos folur për 21 janarin. Ju ishit në anën e kondakut ku u vranë 4 personat..
Lulzim Basha:Kjo është një protestë e qytetarëve. Këtu vendosin qytetarët dhe vendimi i tyre është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Lorenc Vangjeli: Ju rrëfeni të paguarën nga qeveria si mëkat, ju keni qenë një nga të paguarit e qeverisë….
Lulzim Basha: Ke pyetje për temën…
Henri Cili: urime për gjetjen që keni gjetur për mënyrën e të protestuarit para mbajtjes së zgjedhjeve. Nuk më duket një demokraci aq fasadë kur ju po protestoni lirshëm. Po flisni në media të lira, si ‘News24’ etj. Kam një pyetje. Hiperbola për zgjedhje të lira mos ju largon nga një objektiv më realist. Keni një veson më realist?
Lulzim Basha: Për një vit u përpoqëm ta zgjidhim këtë çështje. Protestat ishin paralajmëruar në vitin 2016, por Rama premtoi disa zgjidhje, por nuk i përmbajti. Çfarë bëri ai për të riparuar besimin në 2015? Ai shndërroi Shqipërinë në hambar droge. Çfarë do bëjë ai me këto para. Do blejë zgjedhjet? Ka një duzinë kriminelësh. Largimi i këtij kryeministri është detyra jonë. Kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo betejë duhet të zgjidhet.

Artan Hoxha: Çfarë indikatori ka PD se deri në ça mase do përfshihen këto para të drogës, për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve?
Lulzim Basha:
Unë sapo e thash Zoti Hoxha. Që para e dogës dhe droga në këto përmasa është skemë e krimit për të kapur zgjedhjet e ardhshme që të përmirësojnë ë këtë status-quo. Shqipëria u shndërrua në një hambar drogë, pasi Shqipëria nuk ka vullnet ta luftojë. Sot droga është një instrument pasurimi dhe pushtetit.

Artan Hoxha: Ju nuk do çoni militant në parcelat me kanabisi. Si do ta zgjidhni këtë situatë?
Lulzim Basha:
E keni ndjekur situatën në gjithë këto vite. Po cili është ndryshimi? Ndryshimi është vullneti politik. Unë e kam provuar me vepra që jam i paligjur me krimin. Duhet larguar ky ministër, ky kryeministër.

Arian Çani: Unë së shpejti do vij tek ajo çadër. Do vij Luli, pas unë jam një qytetar që shkoj nëpër çadra. Edhe kur keni qenë ju në pushtet i kam shkuar tek çadra e opozitës dikur.
Lulzim Basha:
Ti ka mbledhur pak këmbët pushteti me anë të medias por ti je desident.

Arian Cani: Si e keni menduar që të fitoni ndaj një pale si të thuash që sipas jush kontrollon gjithë rrjetin e kanabisit në Shqipëri dhe që nëpërmjet këtyre parave të transformojë votën. Mos harroni që ka shumë të punësuar në industrinë e kanabisit.
Lulzim Basha:
Në këtë situatë ku ka ardhur vendi realizohet vetëm nëpërmjet largimit të kryeministrit. Zgjedha e vetme për zgjedhje të lira he të ndershme është largimi i kësaj qeveri. Forca që mund t’i bëjë ballë kësaj gjendje dhe shpresa e vetme reale është bashkimi real që pamë në 18 shkurt dhe do jetë manifest më i madh në herën e ardhshme.

Arian Cani: A keni menduar dhe sa do rezistoni?
Lulzim Basha:
Unë kam bërë një premtim para qytetarëve më 18 shkurt. U kam thënë se jam gati, kam kurajën dhe përgjegjësin për ti qëndruar kësaj beteje deri në fund. Edhe 100-ra mijëra socialistë të thjesht që na bashkohen në këtë çadër e shumë të tjerë na çojnë mesazhe. Shumë e më shumë njerëz do i bashkohen kësaj nisme. Ka tre alternativa; të dorëzohem unë, të lodhen njerëzit, dhe e treta; të largohet Rama. Unë nuk dorëzohem. I kam pyetur njerëzit. Ata thonë se nuk dorëzohen.

Eni Vasili: Si i përgjigjeni ju akuzave të maxhorancës se protesta juaj përkon pikërisht me momentin për vettingun, me qëllim për ta bllokuar atë
Lulzim Basha:
Broçukulla. Nuk ka vetting me ndrikulla në pushtet. Largimi i tyre nga pushteti i hap rrugë vendimit të 22 korrikut. Ai është vettingu. A ka shqiptarë që të besojë se ky njeri që kriminalizoi Shqipërinë, që vodhi paratë e shqiptarëve ka interes vettingun?

Arian Cani: A keni menduar dhe do rezistoni më gjatë?
Lulzim Basha:
Nuk ka rrugë tjetër. Është vendimi i qytetarëve dhe jo i imi.

Lorenc Vangjeli: Kjo ishte beteja e vogël. E madha është ajo për standardet.
Lulzim Basha:
Kjo është betejë edhe për vetveten.

Lorenc Vangjeli: Ju po thoni: “Të ik Rama, të vij unë”
Lulzim Basha:
Lëvizja është më e madhe se unë. Kërkesat e qytetarëve janë më e madhe se një axhendë politike. Nuk do ketë Pazar politik,

Lorenc Vangjeli: Kjo në Bruksel thuhet kompromis jo pazar.
Lulzim Basha:
Nuk ka asnjë skenar për tu ulur dhe bërë Pazar.

Lorenc Vangjeli: Ata që merren me kanabis, të flas për atë masë kryesore që merrem me mëditje si skllevër nuk janë vetëm të majtë, por qytetarë shqiptarë. Si do ti konsideroni ata? Si viktima apo armiq?
Lulzim Basha:
Unë i kuptoj ata dhe e kam thënë dhe në fillim. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që tu japë atyre një jetë dinjitoze. Një program për fermerët dhe investime në infrastrukturën në bujqësi.

Lorenc Vangjeli: Jemi vetëm pak kohë para zgjedhjeve. Pra gati 2 muaj. Nëse deri në ato moment Zoti Rama nuk ju përgjigjet për të bërë kompromis, hyni apo jo në zgjedhje?
Lulzim Basha:
Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Por do garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lorenc Vangjeli: A nuk e ndjeni dhe ju dhe PD veten fajtor?
Lulzim Basha:
Përgjegjësitë e qeverisjes janë skandaloze. Ndaj duhet të largohen për t’i hapur rrugë qeverisë.

Lorenc Vangjeli: Mos kemi gabuar që kemi bërë një elitë që riprodhon veten?
Lulzim Basha:
Persona të përgjegjshëm, partitë politike kanë marrë vendime, që disa kanë qenë të gabuara dhe të ndryshuara. Prej mishi dhe prej gjaku jam dhe unë. Më këtë duhet ta kisha kapur (Ramën) dhe jo me ju.
Lorenc Vangjeli: Tërheqja ndonjëherë është me elegante se sulmi.

(m.k.d.d/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb