Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

BATUTAT/ “O Sali, Bashën e kapi malli kur erdhi para meje. Po s’ta dhashë fjalën, Flamuri hidhet nga ballkoni” (Video)

sali berisha debat parlament

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot marrëveshjen e 18 majit me liderin e PD-së, ndërsa afër tij për t’i zënë vendin në foltore i është afruar Lulzim Basha.

Mes batutave, Rama theksoi se Bashën e ‘kapi’ malli kur iu afrua. Po ashtu, ai me humor iu drejtua Berishës se vetëm atij mund t’ja jepte fjalën në Kuvend, pasi kishte frikë se mos deputeti Flamur Noka hidhej nga ballkoni i selisë së PD-së, (SHQUP-i).

“Lërini fotografinë nga mitingjet. Personi që keni nxjerr me Klosin, ishte në çadrën e lirisë dhe aty ka dalë me deputetët tuja. Ça do them tani? Jeni ju të inkriminuar? Turp kush na she, na vjen zor. Bëni një eksperiment se ça do flasim ne nëse heqim nga goja fjalën; drogë, kriminelë. Ikni, ikni, o çuna, nuk kam mbaruar. Ulu atje. Sali ti e di…shiko…e di pse..Sali malli është njerëzor, është ndjenjë njerëzore. E kapi papritur një mall dhe erdhi përballë dhe s’mund ta lija para teje Sali. Fjalën e atij vetëm ti mund ta marrësh, Para teje atij s’ja lija faljen. Fjalën tende s’ja jap njeri. Se na hidhet Flamuri nga ballkon i SHQUP po s’ta dhashë tani. 5 minuta mbledhje grupi, që të vendosi kujt do ja jepni fjalën.”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.