Trajneri i Bosnjes, Mehmet Bazhdareviç, në përfundim të takimit kundër Shqipërisë që u fitua me rezultatin 1-2 nga miqtë në “Elbasan Arena” nuk ka nguruar të lavdërojë lojën e zhvilluar nga përfaqësuesja kuqezi duke theksuar se kjo ishte një sfidë tepër e fortë.

“Jam shumë i kënaqur nga fitorja. Kemi fituar ndaj një ekipi të fortë. Kam respekt për Shqipërinë dhe trajnerin e saj. Gjatë pjesës së dytë patëm probleme. Dalja e Dzeko-s ndikoi në ritmin e lojës së Bosnjes. Duhet të tregohemi më të kujdesshem.

Në mesfushë do preferoja të kishim një si Odise Roshi. Sikur të bëheshin bashkë Shqipëri e Bosnje do ishte super ekip. Shqipëria ka bërë ndryshime dhe kjo Shqipëri mund t’u bëjë ballë të gjitha ekipeve”, u shpreh Bazhdareviç, raportoi Fatmir Popja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb