Bashkimi Europian do të mund të pezullojë për një periudhë të shkurtër kohore regjimin e lirë të vizave nëse vëren flukse të larta emigrimi të paligjshëm drejt vendeve anëtare. BE ka miratuar draftin final të vendimit, i cili do të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shqipëria mund të jetë një vend që mund të rrezikojë në rast se flukset emigratore do të jenë të njëjta me ato të periudhës 2014-2015.

Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria u rrit me 439%, duke arritur në rreth 67,000 në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin vitin paraardhës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: