TIRANE-Imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi i cili njihet për qëndrimet e tij të ashpra ndaj disa fenomeneve shoqërore ishte i ftuar në emisionin “Wake up”, ku ndër të tjera është pyetur edhe për çështjen e homoseksualitetit.

Eno Popi e pyeti imamin se çfarë mendimi kishte për Nur Warsame, imamin e parë homoseksual i cili do të hapë në Australi xhaminë e parë miqësore me komunitetin LGBT, ndërsa imami habiti me qëndrimin e tij. Ai tha se çdo njeri ka gabime dhe bën mëkate, por ato nuk duhet të promovohen.

“Ngaqë është një risi, normal që duket e çuditshme sepse edhe imam edhe homoseksual nuk bën sens në fenë islame. Në fenë islame, por edhe në atë kristiane, hebreje etj., homoseksualizmi është një mëkat i madh. Por çdo njeri ka gabime, sepse ne kalojmë në ekstrem, ofendojmë shajmë e me radhë. Por ka një mesatare të artë. Të gjithë ne kemi gabimet tona, në disa raste ne nuk e zbatojmë fjalën e Zotit dhe ky rast i homoseksualitetit është një gabim i madh në islam dhe një imam që bën një gabim kaq të madh nuk bën sens. Gjërat nuk bëhen publike. Edhe unë kam mëkatet e mia, por nuk ka përse të bëhet publike, sepse njerëzit humbin besimin. Në islam, atë që e quajmë gabim, ne mundohemi ta largojmë, jo ta promovojmë- deklaroi Naçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: