TIRANE- Ish- deputeti i PS dhe kreu i Partisë ‘Zgjidhja’, Koco Kokëdhima ka thënë se Edi Rama nuk e donte reformën në drejtësi. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në News24, Kokëdhima tha se ambasadorët e akredituar në Tiranë i kanë dërguar një letër Ramës në pranverën e vitit 2016 ku i bënin shantazh.

“Rama nuk donte të bënte reformën në drejtësi. Ai mendonte se do ua hidhte të gjithëve dhe do bënte kapjen e reformës. Ambasadorët e shantazhuan Ramën me një letër që i dërguan. Në fillim të pranverës të vitit 2016 ata i kërkonin qeverisë që t’i hapte rrugën reformës në drejtësi, pasi Rama kërkonte ta kapte. Kushtetuta u ka dhënë një rol të madh ambasadorëve të cilët nuk zgjidhen nga njerëzit. Ka raste kur ambasadorët mbështesin politikanë të korruptuar”- tha Kokëdhima.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: