TIRANË- Deputeti dhe themeluesi i LIBRA-s Ben Blushi ka reaguar pas grabitjes së ndodhur sot pranë Rinasit, ku persona të armatosur dhe me maska qëlluan me breshëri dhe më pas morën 7 thasë me para nga dy blinda të bankës BKT.

Blushi thotë se vjedhjet e bankave janë kthyer në serial dhe akuzon shtetin se i shikon dhe bashkëpunon. Ai madje deklaron se ka prova, se thasët e Republikës po vidhen me ndihmën e shtetit.

“Kush i mbron bankat? Miku im Blendi Fevziu më kërkoi ta shtynim intervistën e parashikuar sot në darkë, për shkak të vjedhjes së makinave të bankës. Natyrisht e mirëkuptoj. Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial. Shteti shikon dhe bashkëpunon,grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor. Ja pse ska vende pune, besim dhe investime të huaja. Se nuk ka kush i mbron! Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova. Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit!”, shkruan Blushi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: