Vendin e Liridonit dhe Donjetës në dhomën e Yougurterisë e zuri Armela me Benardin. “Takimi” i parë tek për tek mes të dyve nisi me shumë afrimitet dhe batuta. Armela u shpreh e lumtur që u kishin futur akullore dhe se e kishte në listën e kërkesave të saj për Big Brotherin, ndërkohë që Benardi ‘e provokoi’.

“Më bëj një akullore si vajza (Armela), ta provoj njëherë shijen e vajzës”, tha ai dhe që të dy u ulën në tavolinë. Armela kërkon të çtensionojë tavolinën dhe e fton që të bëjnë gëzuar me lugët e mbushura. Benardi pranon pa mëdyshje.

“Kujtove se shpëtove nga unë ëë?, i thotë Armela dhe më pas që të dy diskutojnë e bëjnë batuta për ndodhitë e shtëpisë./bb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: