Skuadra e Beneventos ka pësuar këtë të dielë humbjen e 13-të në Seria A, në po kaq javë kampionati. Ekipi ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptar, Ledian Memushaj dhe mbrojtësi Berat Xhimshiti numëron kështu, 0 pikë.

Por, italianët kanë thyer një tjetër rekord duke u bërë skuadra me më shumë humbje radhazi, në ligat kryesore të Europës.

Ky rekord negativ, deri më sot mbahej si për çudi, nga Mançester Junajtid, me plot 12 humbje radhazi, në sezonin 1930-31, plot 87 vite më parë. Benevento ishte shumë pranë marrjes së pikës së parë, por teksa ndeshja po i drejtohej barazimit 1-1, u ndëshkua vetëm në minutën e 94-të, duke marrë kështu një tjetër humbje, si dhe rekordin negativ./Panoramasport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: