TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një mesazh të qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon punimet në qendrën e Bashkisë së Divjakës.

Berisha e ka cilësuar kryetarin e Bashkisë, Fredi Kokoneshi një kryetrafikant që vjedh në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

Sipas qytetarit dixhital, sheshi i qytetit të Divjakës, që u inaugurua nga Rama gjatë fushatës, i kanë dalë pllakat dhe po shtrohet për së dyti.

MESAZHI I BERISHËS
Ja si vjedh kryetrafikanti i Divjakes se bashku me Noriegen!
Qytetari dixhital denoncon:
Sheshit te qytetit te Divjakes, qe u inaugurua nga Rama gjate fushates, i kane dale pllakat dhe po shtrohet per se dyti.
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb
“Zoti Berisha jam nje qytetar nga qyteti i Divjakes. Denoncoj nje vjedhje te parave publike ne bashkine e qytetit tone nga drejtuesit e kesaj bashkie. Para gjasht muajesh perfundoj sheshi i qytetit ku u be dhe inagurimi nga i gjati i qeverise, se nuk dua tja permend emrin para dy ditesh. 80 perqind e sheshit eshte prishur nga e para dhe po riparohhet. Ku shkuan miliona euro qe u hodhen. Per kte shesh dihet ne xhepat e kryetarit te bashkis dhe i gjati i qeverises dhe nje tjeter afer korruptive, me keneten, miliona leke. po vidhen dhe aty ku ne arken e bashkis nuk hyn. Asnje qindark. me respekt”
23755546_906016699559238_4058766977044071084_n

23795119_906016686225906_7169055540598209060_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: