TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka krahasuar Lungomaren e Vlorës me legjendën e kalasë së Rozafës në Vlorë.

Ai thotë se 34 muaj pas premtimit të parë dhe 22 muajve të premtimit të dytë, Lungomarja ende nuk ka përfunduar duke u  bërë si Rozafa, ndërsa kryeministrin e cilëson “Nastradin” dhe “mashtrues”. Sipas tij, mashtrimi i radhës është aeroporti i Akërnisë.

Berisha rikujton qytetarët se për 27 muaj ka përfunduar rruga Milot – Kalimash përfshi 11,8 km tunel kurse me 18 muaj ka përfunduar rruga Ibë-Elbasan, përfshi tunelin e Krrabës 5,6 km.

STATUSI I BERISHËS

Lungomarja si Rozafa!
Bukvalet e reja të Nastradin Ramës në Vlorë!
Të dashur miq, si kudo, edhe dje në Vlorë Nastradin Rama zëvendëson mashtrimet e vjetra me gënjeshtrat e reja!

Kështu, 4 vjet më parë iu premtoi vlonjatëve
– Korridorin Blu
– Korridorin Veri Jug
– Korridorin e Labërisë
– By passin e Vlorës
– Famozen Lungomare me 6 korsi
– Aeroportin e Akërnisë

Nga të gjitha këto premtime korridori Blu dhe ai Veri Jug dhe korridori i Labërisë flenë në kopshtin e fantazisë së tij!

– By passi i Vlorës, për të cilin ai gjeti të gatshëm projektin dhe financimin e plotë, bëri tenderin por ai mbeti aty ku filloi, nuk është ndërtuar as dhe një kilometër paçka se ishte njoftuar përfundimi i tij në fund të vitit 2016

– Lungomarja famoze, që burgosi Shpëtim Gjikën sepse kishte bërë projektin dhe nisur punimet e saj, hyri si shajaku në ujë.

– Nga 6 korsi dhe bahçe me lule në mes u katandis në dy korsi dhe mballome betoni në mes.

– Nastradini inauguroi fillimin e punimeve në gusht të vitit 2014 me zotimin se do ta përfundonte në një kohë prej 14 muajve. Edvini inspektoi punimet në qershor të vitit 2015 dhe pas një viti përsëriti mashtrimin e një viti më parë.

Dje, 34 muaj pas premtimit të parë dhe 22 muajve të premtim mashtrimit të dytë, Lungomarja është bërë si Rozafa, nuk ka me datë përfundimi.

Për korrektesë po ju rikujtoj qytetarëve se për 27 muaj ka përfunduar rruga Milot – Kalimash përfshi 11,8 km tunel kurse me 18 muaj ka përfunduar rruga Ibë-Elbasan, përfshi tunelin e Krrabës 5,6 km.
Sot iu tha unë e di që më shani por lungomarja nuk përfundoi se nuk votoi Berisha vettingun.

Kurse për aeroportin e Akërnisë, një premtim tjetër mashtrim solemn i tij, Nastradini me moton “shumë ju kemi gënjyer por do ju gënjejmë përsëri”, lëshoi bukvalen e re se do ndërtonte aeroport te madh ndërkombëtar për transport edhe të mallrave (Mashtrimeve).
Në fund, për të ëmbëltuar gënjeshtrat e reja Rama bëri një zijafet me paratë e bankës së tij familjare! sb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: