Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me abuzimet dhe skemën e njohur si “5D”.

I ftuar në emisionin “Zona e Lirë” në News24, Korreshi deklaroi se abuzimi ka marrë përmasa të tilla sa nuk mund të fshihet më, ndërsa pretendoi se punësimi në administratë është kthyer në një proces të kontrolluar nga patronazhistët.

Sipas tij, skema e “5D” përfaqëson një formë të organizuar të korrupsionit, duke theksuar se ryshfeti, sipas pretendimeve të tij, është institucionalizuar në një sistem të mirëorganizuar.

Deputeti komentoi edhe çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe zhvillimet lidhur me imunitetin e saj. Ai deklaroi se qëndrimet e përdorura më parë për të justifikuar mbrojtjen e saj në Kuvend kanë humbur bazën, pas publikimit të akuzave të reja.

“Kur abuzimi kalon në këto nivele nuk ke se si i fsheh. Po nuk qe patronazhist nuk hyn dot as rojë. Këta krijuan 5 D. Skema që ndodhë është e frikshme shumë. Deri dje merrej ryshfeti, por këta e kaluan komplet në sistem. Për mua është grup i strukturuar kriminal. Nëse ideon diçka, krijon dhe ke pushtetin për ta arritur atë gjë…Për Ballukun u tha që nuk do i hiqej imuniteti, por sot je përballë ndryshimit drastik me 5 akuza apo 6 shumë të rënda. Pra sot alibia e përdorur për të mbrojtur Ballukun me karton ka rënë…”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb