TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ndalimit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha akuzon kryeministrin rama si “administrator te FB të Rroshit”, duke shtuar se ai ‘ka shkruar statusin e pasarrestimit të Rroshit’.

POSTIMI I PLOTE
Rama administrator i FB te Rroshit!
Te dashur miq, pas arrestimit te Rroshit per fshehjen e pese denimeve per pese krime dhe perdorimin e pese emrave ne Itali, Zvicer dhe Shqiperi, Edvin Shullazi, qe betohej publikisht per ndershmerine dhe integritetin e kriminelit te tij, shkruan tani ne FB e Rroshit statusin e radhes “fajin e ka Berisha”. Edvini, ne statusin e pasarrestimit ne FB e Ervinit te tij, betohet se nga burgu ku e burgosi Saliu ai do te dale me i forte se kurre.

Me kete rast dua ti them Edvin Shullazit te mendo se te dhena te reja po dalin mbi shkaqet e ndryshimit ne vitin 2002 te emrit tend nga Edvin ne Edi dhe atehere jo qe nuk do mund te shkruash me statuse per kriminelin Ervin/Elvisin por as dhe per kriminelin Edvin/Edi dhe se ty ne FB tend askush nuk do te shkruaj!! sb

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: