TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij, Edi Rama se po ndjek të njëjtën rrugë si diktatori Enver Hoxha për referendumin brenda Partisë Socialiste për të vendosur mbi fatin e kreut të selisë rozë. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” Berisha pohoi se Rama ka vendosur të ketë një status të përjetshëm në krye të PS-së.

“Rilind monstra politike shqiptare, por kësaj radhe jo si Enver Halil Hoxha por si Edvin Kristaq Rama!!Rama, njëlloj si diktatorët premton referendum për statutin e partisë. Ai iu tha sot asamblistëve socialist, tashme të kastruar politikisht, se ai nuk mund të zgjidhet sepse është i përjetshëm dhe se statutin nuk e zbatoi sepse fajin e ka Saliu! Të dashur miq, ne praktiken e diktatoreve dhe autokratëve, është e zakonshme qe ata, për t’u zgjedhur pa kufizim, çojnë Kushtetutën në referendum për të hequr nenin qe kufizon zgjedhjen e kreut të shtetit në dy mandate. Këtë bëri tre javë më parë dhe Presidenti komunist i Bolivisë, Morales, të cilit qytetaret bolivian i prenë biletën.”, citohet në mesazhin e Berishës.

Më tej ai shkruan se: “Kurse Edvin Kristaq Rama ka frikë nga vota në partinë e tij si djalli nga temjani. Rama nuk pranon fare të zgjidhet dhe sot si lëshim maksimal ndaj asambleistve që kërkojnë zgjedhjen e kryetarit çdo 4 vjet ne zbatim të statutit te partise, ofroi, njelloj si diktatoret, referendum për statutin, Kushtetuten e PS. Në të vërtet, kemi rilindjen e monstrës politike shqiptare që kësaj radhe nuk quhet Enver Halil Hoxha por Edvin Kristaq Rama! Sb”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: