Kur Nëna Natyrë krijoi fotosintezën, ajo me siguri nuk priste që të përfshihej ndonjë kabllo USB. Një kompani evropiane është duke zhvilluar një pajisje intriguese e cila do ju lejojë të ngarkoni telefonin tuaj nga bimët në vazot tuaja. Sistemi i quajtur Bioo Lite, shfrytëzon fuqinë e fotosintezës dhe prodhon energji elektrike duke përdorur vetëm ujin, tokën dhe çdo bimë të zakonshme që keni në shtëpi.

Energjia e prodhuar nga Bioo Lite është e barabartë me ngarkimin USB nga kompjuteri, kanë thënë projektuesit, dhe mund të sigurojë deri në 3 ngarkime të plota në 24 orë për shumicën e telefonave inteligjent apo tabletave.

Bioo Lite është në fakt një version i zvogëluar i teknologjisë kryesore Bioo të kompanisë, e cila përdor panele të vendosura nën tokë për të nxjerrë energji nga procesi natyror i fotosintezës. Panele më të mëdha mund të vendosen poshtë kopshteve, ose panele më të vogla mund të vendosen në vazot e bimëve. Detajet teknike se si funksionon sistemi janë disi të ngatërruara, por sistemi nuk ndikon në procesin e fotosintezës ose në shëndetin e vet bimës.

Pothuajse çdo bimë mund ta bëjë këtë magji por skuadra thekson se disa bimë prodhojnë më shumë energji se disa të tjera, percjell krokodili. Kaktusi, për shembull, nuk rekomandohet. Arkyne Technologies, kompania pas sistemit Bioo Lite, ka si qëllim të fillojë shpërndarjet e para në Dhjetor.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: