MAQEDONI-Kryetari i LSDM Zoran Zaev publikoi përgjime lidhur me emrin e Maqedonisë. “Erdhi koha që Republika e Maqedonisë ta kuptojë gënjeshtrat lidhur me mitin e krijuar nga Gruevski për patriotizmin e Gruevskit, e cila e bllokoi Maqedoninë në rrugën euroatlintike. Ai ka bërë Pazar me emrin Kushtetues të Maqedonisë”, deklaroi Zaev.

Ai tha se bisedat zbardhin se cilët kanë qenë negociuesit e vërtetët për emrin nuk ka qenë as Nikolal Gruevski, ai vetëm ka dëgjuar, Sasha Mijallkov dhe drejtori Emanuel Malezis i njohur si Manoli kanë negociuar për emrin.

Zaev theksoi se këto negociues kanë qenë nën hije dhe bisedimet në Nju Jork kanë qenë false.

“Në bisedën mes Antonio Milloshovski, Sasho Mijallkov dhe Nikolla Gruevski bëhen pazare çfarë emri ti vendoset Maqedonisë, edhe më i keq se FYROM (IRJM)”, deklaroi Zaev.

(a.n/INA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: