Bosnja Hercegovina ka kryer stërvitjen e parë në tokën shqiptare. Në dispozicion të boshnjakëve është vënë stadiumi “Selman Stërmasi”, dhe nën urdhrat e trajnerit Bazdareviç janë vendosur 19 futbollistë. Ekipi i Bosnjës nuk ka qenë i plotë në stërvitje, pasi vetëm disa orë më parë, kishte luajtur ndeshjen ndaj Gjibraltarit, të vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.
Në stërvitjen e ekipit boshnjak, ra në sy mungesa e yllit të Juventusit, Miralem Pjaniç, i cili nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e të martës, në “Elbasan Arena”. Përveç Pjaniç janë disa futbollistë të njohur të Bosnjes që nuk do përballen me kuqezinjtë, ku mund të përmendim Edin Dzeko, Senad Luliç, Asmir Begoviç, Zukanoviç, etj.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: