TIRANË- Pak ditë më parë deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu kërkoi të gjenden përgjegjësit që lejuan vdekjen e Liljana Rukos, gruaja që u hodh e zhveshur nga dritarja prej burrit të saj xheloz, në një kohë që për të kishte një urdhër mbrojtje, sipas të cilit, bashkëshorti Ferdinand Ruko nuk duhej t’i afrohej më shumë se dy metra. Ndërsa sot, deputetja ka udhëtuar vetë drejt Fierit për ta ndjekur nga afër këtë çështje.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/ALB365.LAJME/videos/1846835258885071/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Bregu është takuar me prindërit e Liljanës 43-vjeçare dhe është kujdesur të përshpejtohen procedurat për kalimin e fëmijëve nga babai tek daja.

“Të përshpejtojmë procedurat për kalimin e kujdestarisë së fëmijëve nga babai tek daja. Pas pak do të takoj kryebashkiakun Armando Subashi për të biseduar që të krijojmë mundësinë për t’i lidhur pension fëmijëve dhe sigurimin e një psikologeje pasi djali ka parë e dëgjuar gjithçka. Fakte të reja kanë dalë në dritë për mos zbatimin e urdhërit të mbrojtjes. Do shikohet ndarja e pasurisë për të ndihmuar fëmijët”,- ka pohuar Bregu.

Ditën kur Ferdinand Ruko hodhi pa mëshirë nga dritarja e tualetit bashkëshorten 43-vjeçare ata kanë bërë sherr me njëri-tjetrin, ndërsa fëmijët ishin në dhomën ngjitur.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: