SHBA – Ky është Derrick Barry, burri i cili është bërë i pasur, duke punuar si sozia e këngëtares së Britney Spears. 31-vjeçari ka flokë të gjatë biondë, mollëza të theksuara dhe gjoks, por çuditërisht sipas tij këto janë rezultat i stërvitjes së fuqishme dhe jo nga operacionet plastike.

Derrick ka fituar më shumë së gjysmë milioni dollarë nga karriera e tij e veçantë dhe thotë se kjo gjë i i pëlqen shumë ta bëjë.

“Kur më takojnë, njerëzit mendojnë se jam me të vërtetë Britney Spears. Kurrë nuk e mendoja se do të fitoja para’ duke u shtirur sikur jam ajo”, thotë 31-vjeçari. Ai merr ftesa nga klubet e natës për të dhënë shfaqje si ylli i muzikës pop, Britney Spears.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb