Kodet me gjashtë shifra të vendosur në çdo iPhone mund të zbulohen në një kohë shumë të shpejtë me anë të pajisjeve specifike që sa vijnë e bëhen më të lira.

Që nga ngjarja e fundit në San Bernardino në Amerikë, forcat e policisë në Amerikë kanë filluar të zbulojnë metoda se si të futen brenda përmbajtjeve të telefonave.

Në atë kohë pajisjet Apple mendohej të ishin të pa penetrueshme, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Më shumë se një kompani kanë hedhur një treg produkte të realizuara posaçërisht për të ndërhyrë në mbrojtjen e sigurisë së iPhone, njofton PCW.

Këto produkte synojnë të zbulojnë fjalëkalimet e hyrjes në telefon duke vendosur kombinime të ndryshme të mundshme.

Madje, arrijnë të ndërhyjnë edhe tek modifikimet e iPhone që bën kur vihet re një tentativë për hyrje. Sigurisht, instrumente të tillë nuk janë të parët, por janë shumë ekonomikë dhe efiçentë në krahasim me ato të shumë viteve më përpara.
policia-730x410
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: