Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Çfarë duhet të dini për pensionin familjar, kategoritë që mund ta përfitojnë

PENSION

Pensionin familjar mund ta përfitojnë ata persona që plotësojnë kushtet e paracaktuara në bazë të ligjit “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Sot në “Gazeta Shqiptare” publikohen të gjitha kriteret që duhet të përmbushin aplikantët e interesuar, dokumentacionin që duhet të dorëzojnë si dhe mënyrën e përllogaritjes së masës së përfitimit. Respektivisht, pensionin familjar mund ta përfitojnë të gjithë jetimët që ishin në ngarkim të personit që vdiq dhe janë nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, të cilët studiojnë apo janë të paaftë për punë.

Në faqen zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore theksohet se në momentin që i/e veja martohen sërish, e humbasin të drejtën e përfitimit të pensionit familjar. Ndërsa në të gjitha ato raste kur e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri. Gjithashtu, në manual përcaktohet edhe mosha kur përfitohet pensioni familjar nga i/e veja.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/04/16/pensionet-familjare-cilat-jane-kategorite-qe-mund-ta-perfitojne/