TIRANE – Djali i Ardit Gjebreas ka bërë dedikimin më të bukur për nënën e tij. Ai ka postuar në instastory, një foto me një dedikim frymëzues për personin më special në jetën e tij, siç është e ëma, Anila Gjebrea.

jon-gjerbrea

Duke ju referuar profilit të saj zyrtar në instagram, ai është i mbushur me shprehje unike dhe plot pozitivitet, diçka që Jonin e bën të ndihet mirë dhe i plotësuar.

Kaq ka mjaftuar që edhe ai të ndaj me të gjithë ndjekësit virtual një foto në të cilën ka shkruar: “I vetmi profil që më mbush me pozitivitet”. Dhe e ka fjalën për faqen me qindra ndjekës së mamasë së tij, Anila Gjebrea.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb