TIRANE- Publikimi i raportit përfundimtar nga Mjekësia Ligjore për shkaqet që sollën vdekjen e papritur të gazetares 31-vjeçare Adelajda Xhamani në banesën e saj në Tiranë, 6 javë më parë, tregoi se ajo vunate nga një sëmundje e rrallë e zemrës.

Mjekët specifikuan se bëhej fjalë për “kardiomiopatinë”, e cila është një sëmundje e muskujve të zemrës, e për të cilën me shumë gjasa Adela nuk kishte diejeni dhe as ishte kuruar ndonjëherë.

Por çfarë është kardiomiopatia? Mjekët thonë se mesatarisht në 25-30 për qind të rasteve, kjo është një sëmundje e trashëgueshme dhe mund të prekë fëmijë dhe të rritur. Ndryshe nga sëmundjet e zemrës nga ataku kardiak, ku kemi një problem me sasinë e duhur të gjakut në zemër, në kardiomiopati, sëmundja është në muskulin e zemrës vetë.

Lloji më i zakonshëm i kardiomiopatisë është kardiomiopatia dilatative, dhomat kardiake zgjerohen nga një tkurrje jo e duhur të muskulit kardiak. Fundi i këtij procesi është insuficienca kardiake kongjestive (zemra nuk arrin të dërgojë sasinë e duhur të gjakut që kërkojnë organet e trupit për të funksionuar siç duhet.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT
– Mungese e ajrit (dispnea)
– Keputje
– Dhimbje ne gjoks
– Rrahje te çrregullta te zemres
– Te renet te fiket (sinkope) ose marrje mendsh
– Renie te funksioneve mendore
– Enjtje e kembeve ose e barkut

DIAGNOZA
Përveç informacioneve mbi të kaluarën shëndetësore dhe kryerjes së ekzaminimit fizik, mjeku juaj mund të kërkoje analiza të tjera. Radiografia e toraksit, elektrokardiograma, ekokardiograma dhe koronarografia (injeksion kontrasti në arteriet koronare për ti vënë në dukje) janë analiza që përdorën për të vlerësuar personat me insuficiencë kardiake kongjestive dhe kardiomiopati. Në disa raste, mund të jetë e nevojshme një biopsi (marrje e një sasie të vogël indi) e muskulit kardiak.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb