Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Çfarë shkruante diktatori korean Kim Jong Un për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, por jo vetëm…

auto_3F4EF28D00000578-4417914-image-a-20_14924204691701492713342

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, ishin me dhjetëra mesazhet e urimit të ardhura nga vendet mike dhe pothuajse të gjithë shtetet e tjera në botë. Pa dyshim, mesazhi i ish-Presidentit Obama, ardhja në Tiranë e Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton dhe urimet zyrtare të Brukselit, ishin midis atyre që fituan më shumë vëmendje mediatike për rëndësinë dhe përmbajtjen e tyre. Megjithatë, urimet ndaj vendit tonë kanë ardhur edhe nga destinacione të pazakonta e të papritura.
Në listën e vendeve që iu bashkuan “dëshirës për prosperitet” të popullit shqiptar u rendit edhe Korea e Veriut, vendi komunist më i izoluar në botë.
Në një mesazh urimi të publikuar në Agjencinë Koreane të Lajmeve (KCNA), presidenti i Presidiumit të Asamblesë Supreme Popullore të Koresë së Veriut, Kim Yong Nam, përcolli urimet e tij dhe të “liderit të dashur”, Kim Jong-un, ndaj popullit shqiptar.
”I uroj presidentit Nishani sukses në punën e tij, për zhvillimin, begatinë dhe prosperitetin e vendit”, shkruhej në mesazhin e urimit.
Ndonëse vetëm formale, Shqipëria dhe Korea e Veriut kanë marrëdhënie diplomatike ndërmjet tyre, me vendin tonë që mbulon shtetin komunist nëpërmjet ambasadës në Pekin dhe Penianin që përfaqëson Shqipërinë nëpërmjet ambasadës së ndodhur në Bullgari.
Korea Veriore ka uruar Shqipërinë për festat e saj edhe gjatë vitit 2003 kur ministër i jashtëm ka qenë Ilir Meta, në 2004 urim ka marrë presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, ndërsa urime formale ka marrë edhe Korea e Veriut nga Tirana zyrtare./Bota sot
(i.çBalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • pse mos udheheqesit shteteror shqiptar,
    jane me patriota e me pak psikopat se Koreani ?
    Nga ta fillosh me pare,
    Nga Ahmet Zogolli ?
    Laver Hoxha ?
    Salahudin Berishoglu ?
    Ranazan Bojznxhaku ?
    Qe tw gjithe ne nje kazan ziejne,seicili per vete
    ne emer te idealit e patriotizmit
    Ne djall vafshin qe te gjithe
    atje do di coje dhe Historia dhe populli shqiptar

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.