Derbi i Londrës me Chelsea dhe Arsenal është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0. Në takimin e luajtur në “Stamford Brigde” përpos rasteve të shumta të krijuara golat munguan duke bërë që skuadrat në përfundim të takimit të ndanin nga 1 pikë.

Ndeshja përgjatë 90-të minutave ishte e tensionuar duke detyruar gjyqtarin e takimit të nxirrte 5 herë kartonin e verdhë. David Luiz ishte ai që i provoi të dy ngjyrat e kartonit. Pas të verdhit në minutën e 52-të, në të 87-ën mori direkt të kuqin pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Kolasinac.

Full Highlights – Chelsea 0-0 Arsenal 17.09.2017 by lifeefoot
Pas 5 javësh kampionat, Chelsea renditet i treti me 10 pikë, 3 më pak se Manchester City i vendit të parë, ndërsa Arsenal gjendet 12-ti me 7 pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb