KOSOVE – Elita Rudi dhe Gjiko janë më të dashuruar se kurrë. Ata janë gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe momentet së bashku nuk i fshehin.Çifti më i dashur i shoë bizz-it sigurohet që të duken sa më të lumtur në shfaqjen e tyre në publik.

Bukuroshja shqiptare ka kohë që ka nisur romancën me Gjikon, reperin i cili shënoi një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit në skenën muzikore. Ai publikoi një seri hitesh duke pushtuar skenën muzikore dhe duke qenë artisti më i kërkuar i kësaj vere.

Gjiko dhe Elita ende s’kanë zbuluar nëse do të martohen, por ajo që dihet ëshe se ata kalojnë shumicën e kohës së bashku dhe ka dyshime për një bashkjetesë të mundshme të tyre. Mbetet të shihet në vazhdim nëse ata do të ndërmarrin edhe ndonjë hap tjetër drejt një fejese të mundshme.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb