Tifozët e Barit kanë shpalosur një banderolë vërtetë të pashpirt dhe të çmendur në një mbikalim autostrade. “Pse Astori dhe jo Masiello?”, shkruhej në banderolë, referuar ndarjes nga jeta të ish-kapitenit të Fiorentinës.

Sipas tifozëve të Barit, tragjedia që i ndodhi Astorit duhet t’i ndodhte Andrea Masiellos. Ky i fundit ka qenë pjesë e Barit, por tani luan për Atalantën. Masiello është përfshirë disa vite më parë, në një hetim për trukim të mundshëm të ndeshjes kundër Lecces, ku shënoi autogol. Që prej asaj kohe, tifozët e Barit e konsiderojnë ish-lojtarin e tyre, një armik, aq sa kanë uruar edhe vdekjen e tij./vipsport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb